VIDEO | Nga festa e veçantë e Nojer, te ndërhyrja “horror” ndaj Tiagos

0

Bajerni i Mynihut mori një fitore të vlefshme një ditë më parë kundër Lajpcig. vendosi një gol i Riberi dhe tanimë diferenca me Dortmundin e vendit të parë ka shkuar në gjashtë pikë. Ndërkohë goli i francezit i ka bërë të gjithë të festojnë.

Shpesh të gjithë i kanë sytë nga shënuesi i golit, por ka festë edhe në ekstremin tjetër. Manuel Nojer ka mënyrën e tij të festimit të golave, sikurse shihet edhe në videon e mëposhtme.

Një tjetër moment për t’u veçuar është një ndërhyrje që ka pësuar Tiago Alkantara. Në minutat shtesë Ilsanker mendoi të kapte topin dhe më pas këmbët e mesfushorit spanjoll të Bajernit. Karton i kuq dhe sherr në fund.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.