Husein qetëson Nicën, mbrojtja bëhet “top”

Situata te Kastrioti nuk është e mirë pas dy humbjeve të fundit me Tiranën dhe Teutën. Tetë golat e pësuar në këto dy ndeshje sigurisht që e kanë përkeqësuar gjendjen në kampin krutan, por tanimë nuk ka rrugë tjetër dhe duhet të mendohet për ndeshjen e radhës me Kukësin.

Në ndeshjen e fundit me durrsakët nuk ishte i gatshëm mbrojtësi Lukman Husein. Nigeriani pati një dëmtim dhe Nica e zëvendësoi atë me Nezirin në prapavijë. Në pjesën e dytë luajti Domgjoni, ndërsa në sfidën e radhës durrsaku i Kastriotit nuk do të duhet të përshtatë lojtarë të tjerë në krahun e djathit të mbrojtjes.

Husein është drejt rikthimit dhe me shumë mundësi do të marrë vendin e tij në formacion. Ky është një lajm i mirë për Nicën, që tanimë duhet të motivojë ekipin e tij për ndeshjen me Kukësin. Të dielën në “Elbasan Arena” krutanët i pret një ndeshje shumë e vështirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online