VIDEO | Gol i çmendur, klasi nuk njeh moshë për Zidan!

Legjenda franceze, Zinedin Zidan, është nga njerëzit e paktë që ka qenë i suksesshëm si lojtar, por dhe si trajner. Tekniku aktual i Real Madridit ka fituar gjithçka në karrierën e tij dhe konsiderohet si një prej lojtarëve më të mëdhenj të gjitha kohërave.

Strategu i “Los Blancos” ka marrë pjesë sot në një turne të zhvilluar për bamirësi, në fushë të vogël 5v5. Një video e tij, ku ka shënuar një gol spektakolar, është bërë virale në rrjet.

Zidan nis gjithçka vetë, pason dhe rimerr topin, driblon në mënyrë të shkëlqyer, pason dhe shërbehet sërish, për të shënuar me portën e boshatisur. Të gjitha këto, pa vrapuar fare. Një magjistar i topit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *