VIDEO | Gjesti i bukur dhe emocionet e Pogba: Ja pse luaj futboll

0

Pol Pogba ka kryer një gjest të bukur, duke vizituar një të ri të sëmurë në spital. Ai është një tifoz i zjarrtë i Mançester Junajtid dhe është lumturuar nga vizita e Pogba bashkë me tre lojtarë të tjerë të “Djajve të Kuq”.

Mesfushori francez ka kaluar disa momente me të riun, i ka dhuruar një uniformë të tij atij dhe ka provuar emocione të forta. Kampioni i botës ka komentuar menjëherë në faqen e tij zyrtare, duke shkruar që ky është shkaku se pse ai dhe shokët e tij luajnë lojën më të bukur në botë.

Kjo video më dhuron kaq shumë emocione, të shohësh një djalë të ri të arrijë rezultate të mirë dhe të ndihet më mirë kur vesh bluzën e Pogba me Mançester Junajtid… Na falënderove që të dhuruam 5 minuta nga koha jonë, por NË TË FALENDEROJMË TY që na jep fuqi për të shtyrë veten në limite. Ja për çfarë luajmë futboll”, shprehet Pol Pogba në postimin e tij në rrjetet sociale.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.