Qose mahnit sllovakët, e zgjedhin në “Top 11”

Kristi Qose i ka bërë sllovakët të bien në dashuri me të. Mesfushori me tipare mbrojtëse këtë sezon ka befasuar duke shënuar edhe gola, ndërkohë që korçari vijon të rritet si futbollist dhe ne verë është e sigurt që do të largohet në një kampionat më të fortë.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që të përzgjidhet edhe në formacionin më të mirë të pjesës së parë të sezonit.  “Qose ende nuk ka një përformancë stabël, por kur e bën diçka të tillë, ai është një mbështetje e madhe për Ruzomberok. Unë besoj se ai do të shkojë larg” është shprehur ish-futbollsti Martin Poljovka mes të tjerash në analizën që i bën formacionit më të mirë në Sllovaki.

Qose, pjesë e Ruzomberok, po luan sezonin e tretë “Fortuna Liga”. Në këtë kampionat ai ka luajtur 16 ndeshje dhe ka arritur të gjejë pesë herë rrugën e rrjetës, si asnjë sezon më parë. Mesfushori nuk është shquar për realizimin e golave, por këtë sezon diçka ka ndryshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online