VIDEO | Gjermania e mbyll në krye, Valdshmidt një makineri golash

Gjermania U21 e ka mbyllur në vend të parë fazën e grupeve të Europianit të 21-vjeçarëve. Kombëtarja e drejtuar nga Shtefan Kunc u ndal në një barazim 1 – 1 me Austrinë. Golin e vetëm për gjermanët e shënoi sulmuesi i Frajburgut, Xhanluka Valdshmidt, i cili vazhdon formën fantastike duke mbyllur fazën e grupeve me 5 gola në tri ndeshje.

Në takimin tjetër të këtij grupi, Danimarka mundi 2 – 0 Serbinë, por fitorja nuk u shoqërua me festë pasi golevarazhi i danezëve është më i vogël se sa i skuadrës italiane, çka do të thotë se ata s’mund të marrin një biletë për në gjysmëfinale si vendi i dytë më i mirë.

Gjermani 1 – 1 Austri
Shënues: Valdshmidt 14′, Danso 24′

Danimarkë 2 – 0 Serbi
Shënues: Brun Larsen 21, Rasmusen 51′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *