Merkato te Tirana, Elvis Sina zbulon dy lëvizje

Tirana deri më tani ka zyrtarizuar afrimet e Idriz Bathës, Elton Kalesë dhe Agustin Torasës. Në vazhdim pritet që të ketë edhe lëvizje të tjera në hyrje, por edhe largimet do të jenë disa. Të huajt, Mauexhe, Sentamu, Oduamadi dhe Atinga e kanë mbyllur me bardheblutë.

Bedri Greca gjithashtu pritet të nënshkruajë me Gjilanin në Kosovë, ndërkohë që janë edhe dy futbollistë të tjerë të cilët thuhet se nuk do të jenë pjesë e Tiranës në sezonin e ardhshëm.

Një nga ish-lojtarët e bardhebluve, Elvis Sina, i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH është shprehur se Eni Imami dhe Marvin Turtulli nuk do të jenë pjesë e Tiranës në vazhdim. Nga ana e klubit ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar mbi largimet e bëra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online