VIDEO | Eureka, gjendet “imituesi” i talentuar i Paulo Dibala

0

E mbani mend djaloshin e vogël me bluzën e Dibala, i cili godiste topin në mënyrë fantastike, duke e futur atë lehtësisht në një dritare të vogël dhe të ngushtë për të festuar pastaj njësoj si idhulli i tij? Argjentinasi i Juventusit shpërndau videon e tij dhe kërkoi ndihmë: “Më ndihmoni dot ta gjej kush është?”, shkruante Dibala në rrjet sociale.

Një gjë e tillë ka ndodhur dhe djaloshi i talentuar është gjetur. Ai quhet Amir, është 10 vjeç dhe është nga Irani. Amir është një fans i zjarrtë i Paulo Dibala, por lojtari nuk ka arritur akoma të komunikojë me “imituesin” e vogël.

“Gazzetta dello Sport”, në bashkëpunim me Shoqatën e miqësisë “Itali-Iran”, ka arritur të komunikojë me Amirin dhe familjen e tij. Ata jetojnë në Dehdasht, një qytet më afër Kuvajtit dhe Irakut, sesa Teheranit, kryeqytetit iranian.

10-vjeçari ndjek shumë ndeshje të Serisë A, luan futboll në një skuadër të vogël dhe është i lidhur shumë me Italinë. Djaloshi ka vuajtur dhe ka qarë përpara një viti, kur Suedia bëri gjëmën duke lënë të kaltrit jashtë Kupës së Botës.

Tashmë mbetet që Dibala të krijojë kontakt me Amirin e vogël dhe, ku i dihet, një ditë mund të vijë ftesa për t’u takuar së bashku, ose për të shijuar Dibala live në stadium. Një ëndërr për Amirin e vogël dhe të talentuar nga Irani.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.