Inter përgatit tjetër goditje “alla” De Vrij, në shënjestër mbrojtësi i Totenhemit

Interi është ekipi që ka pësuar më pak përveç Juventusit në Serinë A dhe faza difensive e zikaltërve është një ndër pikat më të forta tek ta. Gjithsesi, drejtuesit e klubit nga “San Siro”, po mendojnë për një përforcim në prapavijë.

Andre Ranokia ka një kontratë, që i skadon në fundin e këtij sezoni, ndërkohë që Zhoao Miranda mund të largohet gjithashtu. Për këtë fakt te Interi, kanë filluar lëvizjet që tani dhe po mendohet një goditje e ngjashme me atë të Stefan De Vrij.

Në shënjestër është vënë pikërisht, mbrojtësi i Totenhemit, Jan Vertongen. Belgut i skadon kontrata në fund të këtij sezonit dhe Inter do të përpiqet që ta sigurojë 31-vjeçarin me parametra zero, por nuk përjashtohet dhe një tratativë në merkaton e janarit. Vertongen është një ndër shtyllat e ekipit të “gjelave”, por së fundmi dëmtimet e kanë penguar që të jetë protagonist në fushë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online