VIDEO | Djemtë e Shevçenkos fëlliqin Serbinë, Piatek nderon Poloninë

0

Kualifikueset e “Euro 2020” u rikthyen ditën e sotme. Në Grupin erdhi rezultati më i papritur. Ukraina e Shefçenkos i shkaktoi një humbje të thellë me rezultatin 5 – 0 Serbisë. Takimi tjetër i këtij grupi midis Lituanis dhe Luksemburgut u mbyll në barazim 1 – 1.

Në Grupin D, Danimarka u ndal në një barazim me Irlandën, ndërsa Gjeorgjia nuk i diskutoi tri pikët me modestët e Gjibraltarit. Grupi F nuk rezervoi surpriza. Spanja dhe Suedia fituan ndeshjet respektive ndaj Ishujve Faroe dhe Maltës, ndërsa Norvegjia dhe Rumania u ndalën në një barazim 2 – 2.

Në Grupin G Maqedonia e Veriut u mund në Shkup nga Polonia. Përfaqësuesja polake mori tri pikët falë golit të vetëm Kristof Piatek. Izraeli mposhti 3 – 0 Letonin me Eran Zahavin protagonist absolut me tripletën e tij. Austria mori fitoren e parë duke mposhtur 1 – 0 Sllovenin.

Grupi B
Ukrainë 5 – 0 Serbi
Shënues: Tsigankov 26’, 28’, Konoplianka 46’, 75’, Jaremçuk 59’

Lituani 1 – 1 Luksemburg
Shënues: Novikovas 74’ / Rodrigez 20’

GRUPI D
Gjeorgji 3 – 0 Gjibraltar
Shënues: Gviilia 30’, Papunashvili 69’, Arveladze 76’ (pen)

Danimarkë 1 – 1 Irlandë
Shënues: Hojbjerg 76’ / Dafi 85’

GRUPI F
Ishujt Faroe 1 – 4 Spanjë
Shënues: Olsen 30’ / Ramos 5’, Navas 19’, Gestson 33’ (aug), Gaja 71’

 Norvegji 2 – 2 Rumani
Shënues: T.Eljonuzi 56’, Odegard 70’ / Kesheru 76’, 90+2’

Suedi 3 – 0 Maltë
Shënues: Kuaison 2’, Klaeson 50’, Isak 80’

GRUPI G
Austri 1 – 0 Slloveni
Shënues: Burshtaler 74’

Letoni 0 – 3 Izrael
Shënues: Zahavi 10’, 60’, 80’

Maqedonia e Veriut 0 – 1 Poloni
Shënues: Piatek 47’

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.