VIDEO | Ben Arfa magjeps Francën, paraqitje mahnitëse e fantazistit

Futbollisti francez Hatem Ben Arfa do të mbahet mend gjatë si një ndër futbollistët më të talentuar të kohëve të fundit. Fatkeqsisht, jashtë fushës së futbollit mëngjarashi ishte një njeri shumë problematik. Zënka të shumta me thuajse çdo trajner dhe thyerje disipline në çdo klub ku ka shkelur.

Tri vite më parë pati një “ringjallje” me Nisën. PSG i besoi, por më kot. Sërish probleme me stafin drejtues, çka solli një pezullim që zgjati  për më shumë se një vit.

Pavarësisht këtyre “huqeve”, Ben Arfa e pati të lehtë të gjente një klub tjetër. Rene i besoi dhe deri më tani ka rezultuar një vendim i shkëlqyer. Futbollisti 31-vjeçar ka qenë ndër lojtarët më të dalluar te skuadra franceze dhe ditën e djeshme, paraqitja e tij në fitoren 2 – 1 kundër Nantes ka qenë objekt bisedash në të gjitha emisionet sportive në Francë. Mjafton të shikoni pamjet filmike për të kuptuar se çfar klasi ka ky lojtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *