VIDEO | “As në balet nuk është faull!”, Nika reagon dhe kërkon falje

0

Derbi i Anamoravës nuk prodhoi fitues, teksa Gjilani e Drita u ndalën në barazim 0-0. Përballja e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” të qytetit të Prishtinës pati edhe dy kartonë të kuq, madje nga dy futbollistë të cilët kanë luajtur më parë në Superiore.

I pari u ndëshkua Ansi Nika. Shkodra, aktualisht pjesë e Gjilanit, e la skuadrën e tij me 10 futbollistë që në minutën e 16-të. Në fundin e pjesës së parë ishte Haxhi Neziraj ai që u ndëshkua. Forcat u barazuan në fushë dhe skuadrat nuk ia dolën të shënonin golin që do të vendoste fituesin në këtë derbi.

Në lidhje me kartonin e kuq, Ansi Nika ka reaguar dhe e quan të padrejtë vendimin e arbitrit të ndeshjes. Gjithsesi ai kërkon falje që e la ekipin e tij më një lojtar më pak. “Kjo ishte për karton të kuq ? As në balet nuk është faull. Gjithsesi i kërkoj ndjesë Skifterave, edhe pse jo për fajin tim mbetëm me 10 lojtarë”, shkruan Nika në llogarinë e tij në “Facebook”, ndërkohë që ka postuar edhe videon e rastit kur ndëshkohet.

Gjilani – Drita 0:0

Derbi i Anamoravës numër 29-të ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, është mbyllur me rezultat të barabartë 0:0 dhe për herë të parë në kuadër të kampionatit është luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Loja në fushë, sërish mbeti nën hijen e atmosferës në tribuna që krijuan “Skifterat” e Gjilanit e sidomos “Intelektualët” e Dritës, të cilët udhëtuan me kilometra për t'i përkrahur ekipet e tyre të zemrës.

Gepostet von Sporti në KTV am Sonntag, 7. April 2019

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.