VIDEO | “As në balet nuk është faull!”, Nika reagon dhe kërkon falje

Derbi i Anamoravës nuk prodhoi fitues, teksa Gjilani e Drita u ndalën në barazim 0-0. Përballja e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” të qytetit të Prishtinës pati edhe dy kartonë të kuq, madje nga dy futbollistë të cilët kanë luajtur më parë në Superiore.

I pari u ndëshkua Ansi Nika. Shkodra, aktualisht pjesë e Gjilanit, e la skuadrën e tij me 10 futbollistë që në minutën e 16-të. Në fundin e pjesës së parë ishte Haxhi Neziraj ai që u ndëshkua. Forcat u barazuan në fushë dhe skuadrat nuk ia dolën të shënonin golin që do të vendoste fituesin në këtë derbi.

Në lidhje me kartonin e kuq, Ansi Nika ka reaguar dhe e quan të padrejtë vendimin e arbitrit të ndeshjes. Gjithsesi ai kërkon falje që e la ekipin e tij më një lojtar më pak. “Kjo ishte për karton të kuq ? As në balet nuk është faull. Gjithsesi i kërkoj ndjesë Skifterave, edhe pse jo për fajin tim mbetëm me 10 lojtarë”, shkruan Nika në llogarinë e tij në “Facebook”, ndërkohë që ka postuar edhe videon e rastit kur ndëshkohet.

https://www.facebook.com/sportiktvzyrtare/videos/653653928397846/?v=653653928397846

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online