Enigmatiku Koentrao: Sa do doja të tregoja se çfarë më ndodhi me Realin!

Reali i Madridit i pagoi 30 milionë euro Benfikës në vitin 2011 për të siguruar shërbimet e Fabio Koentraos. Mbrojtësi i majtë qëndroi katër sezone në Madrid, në vitin 2015 u huazua te Monako, dy vite më vonë te Sportingu i Lisbonës.

Përfundimi i kontratës me Realin bëri që portugezi të transferohej në ditët e fundit të gushtit të kaluar tek ekipi i Rio Aves, aty ku nisi karrierën e tij profesioniste. Koentrao është treguar misterioz në deklaratën e fundit. 31-vjeçari nuk e ka harruar Realin e Madridit, aty ku fitoi trofe dhe u largua në ditët e fundit të merkatos së verës.

Ndodhën shumë gjëra në fillim të sezonit. Nëse do të mund të shpjegoja atë që ka ndodhur me 31 gusht, do të kuptonit se çfarë kam hequr. Do të më pëlqente të flisja dhe tregoja, por për fat të keq nuk mundem. Nuk shoh prapa dhe tani jam i lumtur te Rio Ave. Po jap maksimumin që të ndihmoj klubin që të qëndrojë në elitë”, përfundon mbrojtësi portugez.

Një deklaratë që lë shumë pikëpyetje dhe nuk shpjegon aspak atë që ka ndodhur mes tij dhe Realit të Madridit. Tani nuk mundet, por një ditë Koentrao me shumë mundësi do tregojë të vërtetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online