Veseli sfidon Milanin, projektohet titullar

0

Milani përballet sonte në transfertë me Empolin. Një ndeshje që nis prej orës 21:00 dhe kuqezinjtë duhet ta fitojnë me çdo kusht. Sigurisht vendasit nuk do të hyjnë në fushë të dorëzuar.

Mungesë e madhe ajo e Higuain për Milanin, ndërkohë që parashikohet të jetë nga minuta e parë në fushë Kutrone. I mbështetur nga Suso dhe Çalhanoglu, ai do tentojë të shënojë dhe t’i japë fitoren kuqezinjve.

Në fushë edhe një shqiptar. Mbrojtësi Frederik Veseli po luan titullar javët e fundit dhe madje në krahun e majtë të mbrojtjes.

FORMACIONET E MUNDSHME
EMPOLI-MILAN (21:00)
EMPOLI (4-3-1-2): Provedel; Di Lorenzo, Maieta, Silvestre, Veseli; Benacer, Kapezi, Traore; Kruniç; La Gumina, Kaputo. Trajner: Andreazoli
MILAN (4-3-3): G. Donaruma; Kalabria, Musakio, Romagnoli, Laksalt; Kesi, Bilia, Bonaventura; Suso, Kutrone, Çalhanoglu. Trajner: Gatuso

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.