U ka fituar zemrat, Bajerni bën gati 42 milionë €

0

Fillimi si zakonisht është i vështirë për çdo lojtar. Edhe për Hames Rodrigez nuk ka qenë e lehtë kur kaloi nga Reali i Madridit te Bajerni i Mynihut. Gjuha, klima, ushqimi ishin “pengesa”. Më tej u kaluan dhe tashmë kolumbiani është një nga lojtarët më të rëndësishëm të bavarezëve.

Vjet ai u aktivizua 23 ndeshje dhe shënoi 7 gola, ndërkohë që këtë sezon në katër ndeshje ka shënuar dy herë. Madje duhet thënë se vetëm një takim e ka nisur nga minuta e parë.

Hames është i huazuar deri në fund të sezonit, por te Bajerni janë gati të përdorin klauzolën për ta blerë. Gjermanët, sipas marrëveshjes me Realin, janë të gatshëm të paguajnë shifrën e 42 milionë eurove.

Kanë nisur ndërkohë bisedimet me menaxherin Horge Mendez dhe synohet të nënshkruhet një kontratë e vlefshme deri në vitin 2023. Hames është i lumtur në Mynih dhe synohet që marrëveshja të mbyllet së shpejti, në mënyrë që edhe lojtari të jetë i qartë për të ardhmen e tij.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.