Verner nuk rinovon me Laipcigun, e ardhmja drejt Serie A?

Timo Verner është një nga premtimet më të mëdha të futbollit gjerman. Sulmuesi po bën mirë me Laipcigun, ndërsa këtë sezon ka shënuar 11 gola në kampionat deri më tani. Kontrata e Verner me Laipcigun skadon në verën e vitit 2020, por sulmuesi, i cili ka shënuar 9 gola me kombëtaren e Gjermanisë, nuk ka pranuar të rinovojë.

Ai pëlqehet shumë në Itali dhe “Fox Sports” raporton se pas tij janë vënë Juventusi dhe Milani. Klubi gjerman nuk dëshiron të humbasë 22-vjeçarin me parametra zero dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 60-70 milionë euro.

Dy klubet e Serie A janë gati të nisin garën mes tyre për të siguruar shërbimet e sulmuesit gjerman, ndërsa mbetet për t’u bindur dhe lojtari, për të cilin interesohet prej kohësh dhe Bajerni i Mynihut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *