Mezani: Rroca dhe Shkurtaj do të zëvendësohen, Xhekson nuk do të largohet

Trajneri i Luftëtarit, Gentian Mezani foli për “RTSH Sport” sot, ku përmendi largimet e Rrocës dhe Shkurtajt, si dhe foli edhe për disa afrime që skuadra gjirokastrite po mendon të marrë këtë merkato. Në fjalën e tij, Mezani u shpreh:

“Është po i njëjti grup që mbylli dy fazat e para. Jemi në pritje të 2-3 lojtarëve që jemi në bisedime, shpresoj t’i mbyllim sa më shpejt. para fazës përgatitore në Greqi, shpresoj që ta kem grupin e gatshëm. Kështu më ka premtuar dhe drejtuesit e klubit.

në repartet që neve na janë larguar lojtarë, padiskutim që do të mundohemi t’i zëvendësojmë. Po vëzhgojmë me shumë kujdes lojtarët që do të afrohen, pasi duhet të zëvendësojnë denjësisht dy lojtarët e larguar.

Xhekson? Është një lojtar cilësor për ne dhe do të na ndihmonte jashtëzakonisht shumë. Do të vijë me ne në fazën përgatitore”,- përfundoi Mezani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online