Valverde: Uroj që Mesi të na mungojë gjithnjë kështu

0

Pas fitores 2-0 kundër Interit, trajneri i Barcelonës Ernesto Valverde analizoi paraqitjen e skuadrës së tij, duke u munduar të ulë euforinë para El Clasico-s.

“Mungesa e Mesit? Ndihet gjithmonë, por do të kërkojmë që të luajmë dhe të fitojmë gjithnjë si sot, që mungesa e tij të kalojë me fitore. E kemi thënë gjithnjë, duhet të bëhemi të pavarur nga një lojtar. Nuk e lejuam Interin të luante lojën e vet dhe bëmë atë që kishim në plan para ndeshjes. Ishte një ndeshje e rëndësishme, e vështirë dhe e para pa Mesin. E gjithë bota ishte kurioze dhe besoj se treguam çfarë dimëë të bëjmë”.

Tashmë mendja tek El Clasico, në fundjavë: “Është një sfidë ku nuk ka rëndësi momenti dhe forma psikologjike, është një ndryshim total në aspektin emocional dhe nuk futemi në fushë duke menduar se jemi superiorë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.