Valverde: Skuadra reagoi siç duhej, e kuptoj pozitën e Lopeteguit

0

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde është shprehur shuëm i gëzuar për fitoren 5-1 të skuadës së tij ndaj Realit. Tekniku bask vlerësoi lojën e skuadrës së tij, por edhe kundërshtarin që pavarësisht rezultatit të thellë pati disa raste për shënim, që mund të kishin ndryshuar krejtësisht rrjedhën e takimit.

NDESHJA – “Në pjesën e parë dominuam lojën. Ata vendosën të na prisnin në mbrojtje, ndërsa ne iu përshtatëm mirë kësaj situate.  Ata na rrezikuan vetëm me goditje nga distanca në pjesën e dytë Reali ndryshoi strategji dhe treguan se janë një ekip i madh duke shënuar e duke krijuar disa raste të rrezikshme. Fatmirësisht, me kalimin e lojës i ndëshkuam sërish”, përfundoi Valverde.

LOPETEGUI – “E di shumë mirë se si është të jesh në pozicionin e tij. Duket se gjithçka po shkon keq dhe kjo gjë ka efekt te trajeri. I tillë është futbolli i sotëm. Ajo që po i ndodh atij tani, mund të më ndodh mua pas tri javësh. Dëshiroj më të mirën për Lopeteguin. Nuk dua të komentoj nëse do të shkarkohet ose jo. Për mua të gjitha shkarkimet janë të padrejta”

GOLI I MARCELOS – “Kanë qenë 15 minuta të vështira në fillim të pjesës së dytë, por kemi bërë një ndeshje të mirë. Pjesa e parë ishte e gjitha e jona. Ata gjuanin nga larg dhe nuk afroheshin, ndërsa ne ishim më afër. Në pjesën e dytë kanë ndryshuar shumë, sidomos nga krahët. Për pak momente patëm një hutim, që erdhi dhe nga goli që pësuam. Gjithsesi, arritëm të reagonim dhe përfituam nga hapësirat që ata linin pas”.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.