Transferim rekord i Lionit, mund Milanin në garën për mbrojtësin

0

Olimpiku i Lionit ka thyer rekordin e klubit duke transferuar nga Sampdoria mbrojtësin danez Joakim Andersen për shumën e 30 milionë eurove. Futbollisti 23-vjeçar u ble dy vite më parë nga Sampdoria nga holandezët e Tuentes për vetëm 1.5 milionë euro. Drejtuesit e klubit ligur i kanë dhënë të gjithëve një leksion biznesi me këtë transferim.

Investimi madhor i Lionit vjen pasi skuadra franceze shiti pak javë më parë mesfushorin Tangi N’dombele te Totenhemi për më shumë se 60 milionë euro. Andersen spikati gjatë sezonit të kaluar, ku u aktivizua në 32 takime me skuadrën nga qyteti i Xhenoas.

Për shërbimet e danezit ishte i interesuar edhe Milani, ku tani ndodhet ish-trajneri i tij Marko Xhampaolo, por si në fund oferta e francezëve ishte ajo që bindi lojtarin dhe drejtuesit e Sampdorias.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.