Trajneri i Malagas për Baren: I shkëlqyer, më përgjigjet dhe me një këmbë!

Keidi Bare e ka nisur vitin 2019 në mënyrë të shkëlqyer dhe ka luajtur të dyja ndeshjet e skuadrës së tij si titullar. Paraqitjet e mira të mesfushorit kuqezi nuk kanë kaluar pa u vënë re as nga trajneri i Malagas, Huan Ramon Muniz, i cili i ka thurur elozhe 21-vjeçarit.

“Ka disa probleme në pasimin poshtë, por është i palodhur në fazën mbrojtëse. I shkëlqyer dhe shumë punëtor. E ka ndihmuar skuadrën shumë në këto momente të vështirë dhe më është përgjigjur gjithmonë. Nuk ankohet dhe mendoj se do të luante edhe me një këmbë për mua (qesh).

Ka bërë dy ndeshje shumë të mira dhe shpresoj të ruajë këtë ritëm. Kur mendon se do të rritet akoma dhe më shumë, më mbush me shpresë se realisht do të krijojmë diçka të madhe së bashku te Malaga”,- përfundoi Muniz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *