Tjetër lamtumirë te Kukësi, mesfushori konfirmon largimin

Te skuadra e Kukësit, kanë filluar lëvizjet. Dy nga futbollistët më të mirë të verilindorëve, Rexhinaldo dhe Kordeiro janë larguar nga blutë, ndërsa pak minuta më parë, dhe mesfushori gjeorgjian, Irakli Dzaria, konfirmoi largimin.

30-vjeçari është përshëndetur me shokët e skuadrës dhe pas 1 viti e gjysmë, ka mbyllur aventurën e tij te Kukësi. Dzaria iu bashkua Kukësit në janar të vitit 2018, nga skuadra gjeorgjiane, Dila. Me verilindorët, mesfushori ka luajtur 43 ndeshje në Superiore, ku ka shënuar 5 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *