Strakosha rikthehet titullar, Rashica dhe Celina shkëlqejnë

0

Thomas Strakosha është rikthyer nga dëmtimi që pësoi në fundin e sezonit të shkuar dhe sot ka luajtur titullar në takimin e Lacios kundër Paderbornit. Portieri kuqezi luajti 90 minuta, duke pësuar 2 gola në këtë sfidë.

Lacio triumfoi 4-2 në fund përballë Paderbornit, ekip me të cilin u aktivizua edhe mesfushori Jurgen Gjasula. Milot Rashica u aktivizua 90 minuta në takimin miqësor mes Verder Bremenit dhe Evertonit, duke bërë një paraqitje shumë të mirë.

Ndërsa në Angli, sot startoi liga e dytë angleze, Championship dhe Celina zbriti në fushë për ekipin e Suonsit. Fantazisti i Kosovës luajti titullar përgjatë gjithë takimit dhe ndihmoi ekipin e tij të fitojë me përmbysje 2-1.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.