“Spiunë” anglezë në Bergamo, mision për dy titullarët e Milanit

Milanin e pret një ndeshje shumë e vështirë sonte në mbrëmje. Djemtë e Gatuzos do të përballen me Atalantën në Bergamo, në një duel direkt për një vend në Champions.

Ndeshja pritet të jetë e zjarrtë dhe atmosfera në stadium po ashtu. Siç raporton “TMW”, të pranishëm në shkallë do të jenë dhe përfaqësues të klubit të Totenhemit, të cilët do të ndjekin nga afër paraqitjet e dy milanistëve: Frenk Kesi dhe Suso.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë është një nga objektivat kryesorë të “Spurs”, madje skautë të Totenhemit e ndoqën e kanë ndjekur atë dhe më parë në “San Siro”. Nga ana tjetër është dhe spanjolli Suso, i cili pëlqehet shumë nga Mauricio Poçetino.

Kesi mund të jetë i sakrifikuari i kuqezinjve për të siguruar shërbimet e Bakajokos nga Çelsi, por drejtuesit e “Djallit” presin një ofertë bindëse për të. Sa i përket Suso, ai është një lojtar kyç për skemat e Gatuzos, ndërkohë që klubi po i përgatit rinovimin e kontratës.

Lojtari i krahut ka një klauzolë prej 40 milionë eurosh, ndërsa Totenhemi është gati të paguajë shumën e kërkuar dhe të përfitojë për të siguruar shërbimet e 25-vjeçarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *