Solari: Ekipi ka pësuar lodhje, besoj ende te titulli

0

Humbja ndaj Zhironës ka qenë një goditje shumë e fortë për aspiratat e Real Madrid për titullin kampion. Trajneri i “Los Blancos”, Santiago Solari e ka justifikuar paraqitjen e skuadrës së tij, duke vënë gishtin te lodhja e madhe fizike e psikologjike e shkaktuar nga ndeshjet e javëve të fundit.

“Është për të ardhur keq. Po na ikin pikë nga duart, ndërkohë rivalët për titull po fitojnë e po na largohen. Ishim duke bërë një ecuri të mirë, ku shlyem disa humbje që bëmë në fillim. Do të na duhet të vazhdojmë të luftojmë”.

“Ky është futbolli. Lodhja nuk është vetëm fizike. Kemi lodhje në aspektin aspektin psikologjik dhe të shpërqendrimit. Ka shumë faktorë në pjesën e dytë skuadra ishte pa energji”.

FORMACION I GABUAR, E TEPRUAT ME ROTACIONIN –  “Çfarë është kjo pyetje. S’mund të flasim me hipoteza për të të shkuarën ose të ardhmen. Ne thjesht marrim vendime dhe më pas përpiqemi të fitojmë”.

GARA PËR TITULL E MBARUAR ? – “Absolutisht jo. As që bëhet fjalë. Do të luftojmë në të tre frontet. Javën tjetër na pret një ndeshje tjetër, siç  i pret dhe rivalët tanë. Çdo përballje është e vështirë, nuk ka rëndësi se cili është pozicioni i kundërshtarit në renditjen përfundimtare. Tani duhet të fitojmë për të shlyer humbjen e sotme”, përfundoi Solari.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.