Skuadrat “big” të çmendur për talentin maqedonas, Tare i mposht të gjithë

0

Real Madridit, Totenhami dhe Lacio janë në garë më njëri-tjetrin për të marrë shërbimet e talentit maqedonas, Elif Elmas. 19-vjeçari po shkëlqen me Fenerbaçen në Turqi, duke tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha në Evropë.

Edhe pse Reali i Madridit dhe Totenhami e duan në ekip, 19-vjeçarit nuk i premtohet një vend titullari, prandaj Lacio shihet në “pole position” për shërbimet e tij.

Igli Tare ka nisur bisedimet prej disa kohësh tashmë me agjentin e lojtarit dhe me shumë gjasa, Lacio do të nënshkruajë me Elmas gjatë muajit janar, një transferim që do të nxirrte dhe njëherë tjetër në pah të gjitha aftësitë e drejtorit shqiptar të Lacios.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.