Zyrtare | E largoi Partizani, mbrojtësi firmos në Kosovë

0

Ish-lojtari i Partizanit, Rron Statovci është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Llapit. Mbrojtësi, i cili nuk arriti të gjente për asnjë moment hapësira në kryeqytet me Partizanin, është rikthyer në ekipin ku ka spikatur. 21-vjeçari ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin nga Podujeva.

Transferimi i Statovcit, konfirmon dhe një herë tjetër ambiciet e Llapit në këtë sezon, teksa momentalisht renditen në vendin e tretë në IPKO Superligën e Kosovës, me vetëm pesë pikë më pak se vendi i parë, që mbahet nga Prishtina.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.