Siti nuk njeh rivalë, dominim total në derbin e Mançesterit

Mançester Siti fitoi me lehtësi derbin ndaj Mançester Junajtid  me rezultatin 3 – 1. Kampionët në fuqi të Anglisë treguan se diferencat midis tyre dhe “djajve të kuq” mbeten të mëdha. Humbja në derbi djeg shumë për tifozët e Junajtid, të cilët shpresonin se më një fitore mund të mbanin gjallë ato pak shpresa që kishin për titullin kampion.

Ndeshja u zhbllokua nga David Silva në minutën 12-të, ndërsa tri minuta në fillim të pjesës së dytë, Aguero tregoi se mund të të ndëshkojë për pakujdesinë më të vogël duke çuar shifrat në 2 – 0. Një ndërhyrje e gabuar e portierit Ederson, i mundësoi Junajtid të ngushtonte diferencën me një 11-metërsh. Por, goli i Gyndogan në të 86-ën vulosi fatin e takimit.

Arsenali ka regjistruar barazimin e tretë radhazi në kampionatin anglez. Djemtë e Unai Emeri janë ndalur 1 – 1 në “Emirates” nga Ulverhempton. Ivan Kavaleiro kaloi në avantazh vizitorët në minutën e 13-të, ndërsa “topçinjtë” barazuan shifrat me anë të Mkhitarjan në minutën e 86-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *