Shtohen peripecitë në çështjen “Ikardi”, tani jashtë Europës

0

Ditën e sotme, klubi i Interit mori një vendim të rëndësishëm, teksa i hoqi shiritin e kapitenit, Mauro Ikardit. Ky vendim u mor pas mbledhjes së bërë midis Bepe Marotës, Pier Auzilios dhe Luçiano Spaletit.

Gjithsesi, përveç vendimit të marrë, tashmë është zyrtar dhe fakti që Ikardi nuk do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen e nesërme që Interi do të luajë në transfertë ndaj Rapidit të Vienës, sfidë e vlefshme për fazën e 1/16-ave në Europa League.

Një moment aspak i mirë për sulmuesin argjentinas, i cili gjithashtu numëron edhe plot 7 takime pa gjetur rrugën e rrjetës me fanellën zikaltër. Mungesë ndaj Rapidit nesër do të jenë edhe Brozoviç e Milan Shrinjar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg