Sebajos flet për merkaton, mesazh i koduar drejt Milanit?

0

Dani Sebajos është një ndër emrat më të përfolur për merkaton e Milanit, me spanjollin që është kthyer në objektivin kryesor të kuqezinjve.

Aktualisht, mesfushori është i angazhuar në Europianin e U-21, ku edhe mban shiritin e kapitenit me Spanjën e tij. Pas fitores 5-0 një natë më parë ndaj Polonisë dhe kualifikimit në gjysmëfinale, Sebajos foli për mediat, ku normalisht u pyet edhe për të ardhmen e tij.

Fillimisht, spanjolli deklaroi se ka edhe katër vite kontratë me Realin, por në fund e mbylli me një mesazh të koduar, që mendohet se ishte shenjë e qartë për Milanin, ekipi kryesor që interesohet për të.

“Në radhë të parë më duhet të luaj gjysmëfinalen e Europianit dhe të mendoj për të shkuar deri në fund të turneut. Më pas për të ardhmen jam i qetë, pasi kam edhe katër vite kontratë me Realin e Madridit. Kohët e fundit po e shijoj futbollin që po bëj si një fëmijë i vogël dhe nuk dua të mendoj ku do të shkoj vitin e ardhshëm. Thjesht dua që sezonin e ardhshëm ta shijoj futbollin…”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.