Salah: Të mos përsërisim Realin, De Rosin e dua në Premier Ligë

0

Mo Salah vitin e shkuar nuk pati fatin të luante një finale të tërë të Champions. Liverpul e humbi atë, por ja ku janë përsëri. Ata do të luajnë një tjetër finale me Totenhemin. Salah do të ketë mundësinë të jetë vendimtar dhe të bëjë të tijën kupën me veshë të gjatë.

Në një intervistë për mediat angleze, ai shprehet se këtë radhë kanë mundësinë të heqin ndjenjën e keqe të finales së vjetshme. Shprehet se Totenhemi do vëmendje të madhe. Në fund flet për legjendën e Romës, De Rosi, që largohet pas shumë vitesh nga klubi italian. Thotë fjalë të mëdha për të. Do i pëlqente ta shihte sezonin e ardhshëm në Premier Ligë.

 FINALJA E CHAMPIONS-“Jam shumë i entuziazmuar. Vitin e shkuar ne nuk arritëm të fitonim dhe tani duam ta thyejmë fatin e keq dhe ta harrojmë atë që ndodhi vjet. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Ne kemi luajtur në kampionat me Totenhem dhe kemi qenë më mirë se ata, por kjo s’do të thotë gjë. Finalet janë të veçanta dhe ne duam të triumfojmë. Klop? Nuk kemi folur për detaje, por ne e dimë vlerën e trajnerit tonë.”

DE ROSI-“Ai është një legjendë e futbollit italian dhe e klubit të Romës, jo vetëm se është një shok i ngushtë i imi. Jam mrekulluar nga përcjellja e fansave. Ai ka bërë shumë sakrifica për klubin e tij. Dua ta falenderoj për ndihmën kur të dy ishim pjesë e Romës. De Rosi është një lojtarët më të mirë që kam luajtur. Nëse është e mundur do të ishte shumë bukur ta shihja në Premier Ligë. Do të ishte nder të luaja përsëri me të”, përfundoi Salah.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.