Salah besnik ndaj Liverpulit, refuzon dy oferta të “çmendura”

Momo Salah ka konfirmuar besnikërinë ndaj Liverpulit. Dy oferta nga klube të mëdha kanë mbërritur në drejtim të The Reds dhe sulmuesit egjiptian pas fitores së finales së Champions Ligës kundër Totenhemit.

Sipas raportimeve të “Daily Mirror”, Real Madrid dhe Juventus kanë tentuar të sigurojnë shërbimet e 27-vjeçarit, por përgjigja ka qenë negative.

150 milionë sterlina (168 milionë euro) kanë qenë gati të shpenzojnë dy klubet, por “ylli” i ekipit të Klopit ka refuzuar me mirësjellje. Salah ndihet për mrekulli te Liverpuli, kontrata i përfundon në verën e vitit 2023 dhe ëndrra e madhe është rikthimi i titullit kampion, që mungon në qytet prej vitit 1990!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *