Sa shumë të dëmtuar, Liga e Kampionëve nis pa… kampionë

0

Në mesjavë, Liga e Kampionëve do të startojë pas mbylljes së fazës së grupeve dhe do të futet në fazën më të nxehtë të kompeticionit, atë me eliminim direkt. Këtu nis sezoni i vërtetë i “Champions”-it për skuadrat elitare, që do të synojnë t’i shkojnë deri në fund kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Pavarësisht rëndësisë dhe vështirësisë së ndeshjeve, disa trajnerë nuk do të kenë në përbërje yjet e tyre, për shkak të dëmtimeve ose dënimeve prej kartonëve. Mungesa më e rëndësishëme është padiskutim ajo e Leo Mesit, yllit argjentinas që vazhdon të jetë i dëmtuar. Në stërvitjen e sotme të Barcelonës, “Pleshti” nuk u paraqit fare, çka tregon se duhet ende kohë që argjentinasi të rikthehet në fushat e blerta.

Tomas Myler do të mungojë përballë Liverpulit, për shkak të dënimit që mori nga UEFA për kartonin e kuq përballë Ajaksit, edhe kjo një mungesë shumë e rëndësishme për Bajernin. Një tjetër yll që nuk do të luajë është Heri Kejn. Pasi ka pushtuar Premier Ligën, bomberi anglez ka treguar se edhe në “Champions” di të shënojë, duke qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për Totenhamin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg