“Veç me një synim”: Partizani-Kastrioti, strategjitë dhe arbitrat

Partizani dhe Kastrioti kanë objektiva krejt ë kundërta, por nisjen e pjesës së dytë të sezonit e kanë pasur të njëjtë. Të kuqtë kanë mposhtur Skënderbeun dhe Kamzën, ndërkohë që edhe krutanët një javë më parë triumfuan ndaj korçarëve. Më para ata kishin marrë pikët e plota me një fitore të bujshme me Luftëtarin 1-5 në Gjirokastër. Skuadra e Skënder Gegës e ka detyrim të fitojë, kurse Devolli në krahun tjetër edhe me një pikë do të ishte i kënaqur.

FORMACIONET  DHE ARBITRAT –  Partizani është ai i zakonshmi. Rikthehet Trashi në mbrojtje pas shlyerjes së pezullimit prej kartonit të kuq që mori në Korçë. Në formacion do të rimarrë sërish vendin edhe Lukas Kardozo, i cili një javë më parë kaloi një gjendje gripale.

Nga ana tjetër Kastrioti do të bëjë vetëm një ndryshim. Nigeriani Lukman Husein është i pezulluar me kartonë dhe Neziri do të jetë nga minuta e parë në fushë. Mbrojtësi i bë protagonist një javë më parë me deklaratën e tij, ku aludoi se lojtarët e Skënderbeut mund të ishin goditur nga tifozët e Partizanit. Mbetet për t;’u parë se si do të pritet sot nga ultrasit e kuq.

Ndërkohë janë përzgjedhur edhe arbitrat e ndeshjes. Do të jetë një treshe nga kolegjiumi i qytetit të Fierit që do të vërë drejtësi. Kreshnik Cjapi do të jetë arbitri kryesor, kurse asistentë të tij Ilir Tartari dhe Orgest Grabova. I katërt është Kridens Meta.

Kategoria Superiore – Java 21

E shtunë, më 9 shkurt, ora 17:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

Partizani-Kastrioti

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Rexhepi, Trashi, Atanda, Telushi, Mala, Asani, Kardozo, Bardhi. Trajner: Skënder Gega

Kastrioti: Çekrezi, Neziri, Shehi, Çela, Ndreca, Ymeraj, Shehu, H. Marku, Roxher, Bardhi, Vatnikaj. Trajner: Bledar Devolli

Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi; Ilir Tartari, Orgest Grabova, Kridens Meta
Delegat: Lysien Nurishmi

https://www.facebook.com/blinibilet/photos/a.574123219624422/766557673714308/?type=3&theater

BILETAT – Klubi i kuq ka vendosur edhe çmimin e biletave për ndeshjen me Kastriotin dhe në tribunën kryesore kushtojnë 500 lekë të reja. Në tribunat e tjera tifozët mund t’i blejnë biletat vetëm për 200 lekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online