Malkom: E kam parë 100 herë golin kundër Realit, ja këshilla që më dha Mesi

“E kam parë 100 herë golin”, këto ishin fjalët e sulmuesit brazilian Malkom për golin e shënuar në përballjen e Kupës së Mbretit ndaj Real Madrid.  Në një intervistë për radion “Cadena SER”.

NDESHJA – “Kundër Realit është gjithmonë një ndeshje e vështirë. Donim të fitonim, por nuk e arritëm këtë gjë. Do të japim gjithçka në Bernabeu që të kalojmë në finale”.

KRAHASIMI ME VINISJUS – “Ai është një lojtar shumë i mirë dhe i kompletuar. Nuk e di kush është më i mirë nga, por të dy jemi pjesë e ekipeve më të mira në planet”.

KËSHILLA E MESIT – Në emision Malkom ndau me gazetarët një këshillë që mori nga ylli i skuadrës Leo Mesi pak minuta para fillimit të takimit, ku “pleshti” e pa nga stoli gjatë të gjithë pjesës së parë: “Të luash një “El Clasico” është një eksperiencë e paharrueshme dhe emocionuese. Ai mu afrua pak minuta para takimit dhe më tha ta merrja gjithçka shtruar. E kujtova këtë gjë dhe bëra një paraqitje shumë të mirë. Do t’i them fëmijëve dhe nipave të mia që kam luajtur me lojtarin më të mirë të të gjithave kohërave ”.

E ARDHMJA – “Kam edhe katër vite e gjysmë kontratë me Barcelonën. Dua që të korr sukses të Barcelona. Do të jap gjithçka që të fitoj trofe dhe të ndihmoj skuadrën. Të ardhmen time u kam lënë dorë agjentëve të mirë dhe ata do të bëjnë më të mirën për mua dhe veten e tyre”, përfundoi Malkom.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online