Rrahmani: Ky sezoni im më i mirë! Pse mos të vijë Uzuni te Dinamo

0

Amir Rrahmani ka qenë i ftuar në emisionin “Zona Gol” në “Supersport”. Mbrojtësi i Dinamos së Zagrebit foli mbi sezonin fantastik që ka kaluar me gjigantin kroat dhe zbuloi kampionatin e preferuar për hapin e ardhshëm të karrierës.

“Ka qenë një ndjenjë e jashtëzakonshme fitimi i kampionatit për herë të dytë. E mbyllëm gjashtë javë para fundit. Arritëm të kryesonim grupin e Europa League, ku kishim kundërshtar si Fenerbahçe, Anderleht dhe Spartak Tërnava”.

“Mendoj se ky është sezoni im më i mirë. Jemi bërë një ekip shumë më i fortë se vitet e kaluara. Kanë ardhur shumë lojtarë të rinj dhe një trajner i ri, i cili ka bërë shumë rotacione midis Kupës, Kampionatit dhe Europa League”.

E ARDHMJA – “Dinamo është një klub që ka bërë shumë shitje me vlera të mëdha gjatë dy viteve të fundit. Nëse vjen një ofertë e mirë dhe klubi është dakord pse jo. Kampionati i preferuar? Ndoshta në Gjermani, aty do të ishte kampionati ku do ndihesha më mirë ”.

UZUNI –“Shpresoj që të kalojë në një ekip më të mirë, pse jo dhe te Dinamo. Dihet që Dinamo e Zagrebit merr gjithmonë lojtarët më të mirë. Uzuni ka bërë një sezon shumë të mirë shpresoj që ta kapin zonës e Europës, megjithëse do të jetë e vështirë”.

PARTIZANI – “Nuk e di a do të jem në festën e titullit. Partizani e ka merituar plotësisht këtë titull”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.