Festimi si ushtar, vuajtjet në spital dhe një prapaskenë: rrëfehet Bruno Telushi

Mesfushori i Partizanit, Bruno Telushi, ka qenë i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në “RTSH”. Futbollisti vlonjat preku çështjen e dëmtimtit, paraqitjet e tij, mënyrën e festimit dhe për shumë tematika të tjera.

KASTRIOTI – “Është shumë e vështirë për mua. Më përshtatet ajo fushë për karakterin dhe lojën që bëja. U mundova të ndihmoj edhe nga stoli. Po ndihmoja ekipin, jo Gegën. Është goxha e vështirë të qëndrosh në stol. Ekipi mund të bënte edhe më mirë, por është e vështirë në atë fushë. Stërvitesh në terren tjetër, ndërsa luan në fushë tjetër. Kështu duket bukur, por kur hyn në fushë është katastrofë. Ato raste, në një fushë tjetër do realizoheshin”.

RIKTHIMI – “Për momentin nuk e mendoj rikthimin. Po stërvitem i diferencuar dhe shpresoj të jem gati sa më shpejt për ekipin”.

Paragjykimet? – “Kjo është diçka që ndodh shumë në Shqipëri. Nganjëherë janë edhe të vërteta. U fol dhe për ndeshjen me Luftëtarin. Na mundën për fajin tonë. Me Kastriotin e dinim që do ishte e vështirë, atje kanë shkuar ekipe dhe kanë humbur. Është fushë e vështirë. Pozicioni që jemi dhe pikët të bëjnë të mendosh që është i fituar titulli. Duhet luftuar derisa matematika të na japë titullin”.

Mungojnë Atanda dhe Rexhepi? – “Partizani ka një grup të mirë. Mungojnë ata, por kthehet Ibrahimi. Do të ketë djem të tjerë dhe skuadra nuk do të ketë boshllëqe. Kjo është gjë e mirë. Qejfi ma ka të kthehem në derbi. Kam dëshirë të jem edhe titullar atë ndeshje. Këto ditë do shihet se si do të shkojë”.

“Festimi si ushtar? Sepse e konsideroj veten si ushtar, që futem dhe marr urdhra dhe i shkoj luftës deri në fund. Kjo pjesë më pëlqen jashtë mase. Kështu kam qenë edhe në Vlorë”.
“Edhe e kam menduar një sezon të tillë. Vjet pata një moment të vështirë. Mendoja edhe dështimin. Kjo më bënte edhe më të fortë për të arritur te suksese. E kam kërkuar dhe e kam arritur me ndihëm e profesorit dhe shokëve. Erdhi një pikë që ndihesha mirë për kontributin”.

Dëmtimi? Në momentin më të mirë del diçka e keqe. Ndoshta edhe më kanë marrë në sysh. Ishte një goditje me bërryl dhe për shkak të saj u ça cipa e mushkërisë. U krijua ajër dhe pastaj qëndrova në spital, Për një javë më hoqën ajrin me tub, por kishte mbetur akoma. Bëra një ndërhyrje dhe më pas gjithçka shkoi mirë. Bëra edhe një sondë nga goja për pastrim. Më pas dola nga spitali. Ishte diçka e frikshme, nuk e kisha parashikuar. Shkova për dy ditë në spital, qëndrova 17 ditë. Rikuperimi po shkon mirë, nuk nxitohem. Dhimbjet nuk më linin të flija. Kur qëndroja shtrirë ishte e pamundur, tubi më jepte dhimbje. Pas ndërhyrjes u qetësova. Ato ditë normalisht të rëndojnë nervat. Goli që më dedikuan ishte diçka e bukur, nuk ua kam kërkuar. Ata e kanë bërë nga vetja në dy ndeshje. Pjesa më e madhe kanë qëndruar me mua në spital. Vinin e bënin batuta. Ka qenë edhe një lojtar i Tiranës, Bedri Greca, i cili ka fjetur një javë me mua. E falënderoj nga zemra, nuk ia harroj kurrë”.

DERBI DHE GJENDJA E TIRANËS – “Nuk e duam të bie Tirana, pasi derbi është lezeti i kampionatit. Do luajmë fort në derbi, sido që të jetë situata. Duke parë edhe vitet që nuk humb, nuk mund ta lësh ndeshjen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online