Ronaldo zyrtarisht një makth për Atletikon, statistikat janë të frikshme

0

Urrejtja midis Atletiko Madrid dhe Kristiano Ronaldos është e ndërsjellë. Megjithatë është një fakt se më i fituari mes të dy palëve është portugezi dhe me një bilanc të frikshëm.

Statistikat e Ronaldos  ndaj Atletikos janë të frikshme. “CR7” është lojtari që u ka shënuar më shumë gola skuadrës madrilene plot 21 të tillë dhe shumica kanë ardhur në ndeshje me rëndësi të veçantë.

Eliminimi i sotëm në Champions e çon në katër numrin e rasteve ku portugezi ka çuar në shtëpi me fytyrën ngrysur ekipin e Simeones në këtë kompeticion pasi në të shkuarën ka triumfuar me Realin në finalet e 2014-ës dhe 2016-ës dhe çerekfinalet e vitit 2015-të.

Ndërkohë një rekord tjetër shtangës i Ronaldos është dhe fakti që ai ka shënuar më shumë gola në Champions se sa i gjithë klubi i Atletikos në historinë e tij më shumë se 100-vjeçare. 124 ndaj 118.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.