Rikthehet sfida e luftës, Tomori kërkon qetësi para Apolonisë

0

Shorti i fazës së tretë i ka rezervuar Tomorit një përballje mjaft delikate, duke e vënë përballë një kundërshtari si Apolonia, që jo më larg se dy javë më parë u ka prishur beratasve ëndrrën për të qenë pjesë e pesëshes së parë të grupit ku bëjnë pjesë.

Nuk është thjesht një ndeshje futbolli, pasi tensioni  i lartë që shkaktoi ndeshja më e fundit midis tyre në Berat solli edhe dënimin ekstrem të Tomorit, që fill pas këtij takimi është “masakruar” nga ana e Komisionit të Disiplinës, duke u penalizuar aq shumë sa i janë zbritur edhe plot 6 pikë pas humbjes në tavolinë me Apoloninë (fitore 3-2 në fushë) dhe mosparaqitjes në ndeshjen me Bylisin në transfertë.

Ndaj dhe ballafaqimi me Apoloninë pritet me shumë interes, për të mos thënë se në fushën e lojës Tomori do të ketë një motivim ekstra me këtë rast, për të kërkuar pse jo dhe revanshin ndaj skuadrës fierake.

Për takimin e radhës skuadra beratase është e privuar nga mesfushori me tipare sulmuese Aldo Dervishi, ndërsa si një lajm pozitiv që inkurajon stafin teknik dhe vetë skuadrën është rikthimi pas pezullimit 1-javor i dy futbollistëve titullarë si qendërmbrojtësi  Beci dhe sulmuesit Sharavolli, që rrisin sigurinë në prapavijë dhe forcën goditëse.

Për momentin Tomori stërvitet intensivisht dhe jo rastësisht ka zgjedhur që të heshtë përpara këtij takimi, pasi siç shprehet Genaldo Sharavolli: “Është më mirë për të gjithë që skuadra të flasë më shumë në fushën e lojës ditën e shtunë, sesa nëpër media.

EDI SPAHIU

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.