Bajerni kërkon shokun e Rrahmanit, skautët nisen drejt Kroacisë

Dinamo e Zagrebit pritet të përfitojë një shumë rekord parash nga shitja e talentit spanjoll Dani Olmo. Fantazisti katalanas është pjesë e gjigantit kroat prej tre vitesh e gjysmë, pasi drejtuesit e Dinamos e bindën të linte akademinë e Barcelonës.

Pas tri vitesh të mbushura me punë e sakrificë, kalimi i Olmos në Kroaci ka sjellë rezultate të pabesueshme. 20-vjeçari është lojtari më i dalluar i Dinamos dhe pak muaj më parë u shpall lojtari më i mirë në Kroaci.

Ecuria e spanjollit ka sjellë interesin e shumë klubeve elitarë në Europë, ndër to dhe ish-klubi i Barcelonës. Megjithatë, së fundmi në garë për Olmon është futur Bajerni i Mynihut.

via GIPHY / Driblimi fantastik i Olmos kundër 6 lojtarëve të Rijekës

Mediet kroate raportojnë se “gjiganti” gjerman kishte dërguar skautë në takimin midis Dinamos dhe Pëlzenit si dhe në ndeshjen në kampionat kundër Osijekut. Me shumë gjasa Olmo do të shitet në merkaton e verës dhe nga shitja e tij prite të vendoset një rekord i ri për transferimin më të madh në kampionatin kroat, që momentalisht mbahet nga transferimi i Marko Pjacës, i cili u ble tri vite më parë për 25 milionë nga Juventusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online