Realizohet blerja e parë, Milani shpenzon 25 milionë euro!

Milani ka nisur të mendojë prej kohësh për merkaton dhe goditja e parë duket se ka ardhur. Sipas “Tuttosport”, kuqezinjtë kanë mbyllur marrëveshjen për blerjen e Stefano Sensit, i cili ndiqej prej disa muajsh nga drejtuesit.

Ideator i kësaj lëvizje duket se është Ivan Gazidis, pasi mesfushori i Sasuolos është një lojtar në moshë të re dhe premton shumë për të ardhmen. Sensi do të kalojë në “San Siro” për plot 25 milionë euro.

Gjithsesi, Milani do të paguajë 13 milionë, sepse 12 milionët e tjerë do të llogariten nga transferimi përfundimtar i Lokatelit te Sasuolo. Stefano Sensi do të përfitojë gati 2 milionë euro në sezon me kuqezinjtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *