Reagimi i Torpedos: Ne jemi në rregull, ndeshja nuk mund të shtyhet

Nuk ka munduar dhe reagimi i klubit të Torpedos, që ka dhënë versionin e saj në lidhje me situatën e krijuar me vizat e disa prej lojtarëve të Kukësi. Në “Sportall.ge”, skuadra gjeorgjiane justifikohet duke theksuar se ata akne përmbushur të gjitha detyrimet e parashikuara nga UEFA dhe se ata i kanë marrë të gjitha masat për ndeshjen e kthimit. Duke i hedhur përgjegjësitë tek klubi kuksian”.

“Sa u përket problemeve të vizave, mund të veçojmë rastin e Malokut, i cili ka pasaportë kosovare dhe siç dihet Kosova nuk njihet nga Gjeorgjia. Pas ndërhyrjes së klubit dhe kjo situatë u zgjidh. Një problem i tillë ekziston dhe për lojtarin nga Mozambiku”.

“Sa për lojtarët me pasaportë maqedonase, nuk ishin në listën origjinale dhe u informuam rreth kësaj situate vetëm një ditë para se merreshin vizat. Për këtë arsye Maliki, Rexhinaldo dhe Ethemi nuk u pajisen dot me vizë”.

“Për këtë arsye pala shqiptare donte të shtynte ndeshjen, por u refuzua kategorikisht nga UEFA. Torpedo nuk është e kërcënuar aspak, sepse i ka përmbushur të gjitha kërkesat e UEFA-s”.

“Klubi ynë i ka marrë ë gjitha vizat dhe do të udhëtojë i plotë për në Shqipëri”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *