Ramadani e Sormani befasojnë kampionët, por fundi rezulton i dhimbshëm

0

Velje, klubi danez ku luan mesfushori i kombëtares sonë Ylber Ramadani luajti sot një ndeshje ndaj kampionëve në fuqi të Danimarkës, Midtjiland. Skuadra e drejtuar nga ish-trajneri i Partizanit, italiani Adolfo Sormani, e pa veten në avantazh pas 17 minutash lojë, por fundi rezultoi shumë i dhimbshëm për të tijtë.

Midtjiland barazoi rezultatin në minutën e 79’ dhe tetë minutash të tjera, miqtë e gjetën rrugën e rrjetës edhe dy herë të tjera. Një humbje që dhemb, sidomos po të marrësh parasysh faktin se në rast fitoreje, klubi i sapo ngjitur në Superligën daneze do kryesonte renditjen pas katër javësh kampionat.

Në qendër të mesfushës së Veljes vazhdon të jenë titullarë të padiskutueshëm dyshja shqiptare, Ramadani dhe Muçolli. Një sezon mbresëlënës mund t’i mundësojë dy të rinjve një trampolinë për një skuadër më të mirë në Danimarkë, dhe pse jo një trampolinë drejt një kampionati akoma më cilësor.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.