Probleme për Milanin, rrezikohet shitja e sulmuesit

0

Milani nuk e kishte menduar diçka të tillë dhe tani do duhet të gjejë një tjetër zgjidhje. Kuqezinjtë kishin arritur akordim me Monakon për shitjen e Andre Silvës.

30 milionë euro do të paguante klubi nga principata në arkat e “djallit’ për shërbimet e sulmuesit portugez. Para të nevojshme për blerjen e Angel Korreas, sulmuesit argjentinas të Atletiko Madrid.

Gjatë ditës së djeshme u përfol se Andre Silva nuk kishte kaluar vizitat mjekësore, por e vërteta është ndryshe. Gazzetta dello Sport raporton se Monako ka disa probleme ekonomike, që rrezikojnë këtë transferim.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.