Pasuesi i Armando Cungut, Gjicin e refuzoi një emër “big”

Kukësi shkarkoi para pak ditësh Armando Cungun dhe momentalisht në krye të verilindorëve është vendosur Ramadan Ndreu, i cili mbante postin e drejtorit menaxherial. Gjithsesi drejtuesit e Kukësit kanë menduar edhe për një zgjidhje tjetër.

Presidenti Safet Gjici është nga ata që kërkon gjithmonë më të mirët dhe për këtë i ka bërë një ofertë trajnerit Ilir Daja. Sipas asaj që është raportuar në emisionin “Sport Plus”Klan Plus, tekniku kryeqytetas e ka refuzuar ofertën.

Aktualisht Daja drejton Flamurtarin, klub që nuk po kalon një moment të mirë në aspektin financiar, edhe pse kjo vjen për shkak të burokracive. Gjithsesi kjo pak rëndësi ka, realiteti është i tillë që lojtarët prej muajsh nuk paguhen.

Daja ka refuzuar të marrë përsipër një bast të madh me Kukësin, që kërkon titullin kampion. Nëse pranonte, sfida e parë e tij ishte e programuar kundër Partizanit, që është një finale në luftën për titull. Ai e ka parë të arsyeshme të qëndrojë ën Vlorë dhe të mbyllë sezonin, ndërsa në verë pritet të ndryshojë skuadër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *