Partizani-Luftëtari, ndarja e sektorëve dhe çmimet e biletave

Partizani pret Luftëtarin të dielën dhe klubi së fundmi ka dalë me një njoftim në lidhje me biletat për ndeshjen me bluzinjtë. Sa i takon çmimit, në tribunën kryesorë për të ndjekur takimin do të kushtojë 10 mijë lekë të vjetra, kurse në tribunat e tjera kushton 3 mijë lekë të vjetra.

Shitja e biletave do të nisë nga dita e premte pres orës 11:00 deri në orën 19:00. Shitja do të bëhet në biletarinë pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, por edhe në dyqanet e “Joma”, me adresë tek “ETC”-ja dhe te 9-katëshet.

ÇMIMET E BILETAVE
Biletat në Tribunat A1, A2 dhe B1 , B2 – 1 000 Lekë
Biletat në Tribunat C1,C2,D1,E,F,G1,G2,H1,H2 – 300 Lekë

NDARJA E SEKTORËVE
Tifozeria kuqe -Tribunat A1,A2,B1,B2,C1,C2,D1,E,F,G1,G2
Tifozeria mike – Tribunat H1,H2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *