Në Angli çmenden për sulmuesin e Lionit, gati ofertat

Një tjetër Dembele duket se do të jetë në qendër të vëmendjes këtë merkato. Siç raportojnë mediat franceze (Mercato365), Arsenali dhe Mançester Junajtid kanë ndjekur me interes sulmuesin e Lionit, Mousa Dembele, në takimin kundër Marsejës.

Dembele ishte në stol, u aktivizua në minutën e 75’ dhe vetëm 10 minuta më vonë, gjeti dhe golin, duke shkuar në kuotën e 19 golave këtë sezon dhe në 14 gola në Ligue 1. Ish-futbollisti i Francë U-21 është objektiv i dy skuadrave angleze, që e duan me çdo kusht.

22-vjeçari po bën një sezon shumë të mirë me Lionin, por dhe me Selltikun para se të transferohej në Francë, ka bërë paraqitje të shkëlqyera, duke shënuar 51 gola në më pak se 100 ndeshje për skuadrën skoceze. Një talent që premton shumë dhe dy gjigantët anglezë duket se do të luftojnë deri në fund për firmën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *