Ndryshon konkurrenca për Alijin, tani vihet përballë një anglezi

0

Mbrojtësi i kombëtares sonë, Naser Aliji, ende nuk ka debutuar me fanellën e Dinamos së Bukureshtit. Në ditët në vazhdim pritet që të merret vesh, nëse bashkëpunimi midis palëve do të vijojë dhe gjithçka do të varet nga gjendja fizike e lojtarit.

Për shkak të disa probleme familjare, futbollisti nga Kumanova qëndroi për muaj të tërë pa luajtur dhe te Dinamo po presin që mëngjarashi të rikthehet në gjendje optimale. Ndërkaq, te klubi i Dinamos së Bukureshtit, ka pasur një sërë ndryshimesh interesante përsa i përket pozicionit të mbrojtësit të majtë.

Rumuni, Mihai Popesku, i cili ishte dhe titulluar i padiskutueshëm në gjysmën e parë të sezonit është huazuar në Skoci te St.Mirren. Në vend të lojtarit të lartpërmendur, ka ardhur një mëngjarash anglez, Xhorda Mustoi, futbollist i transferuar nga kampionati finlandez. Dinamo e Bukureshtit do të niset ditën e nesërme drejt Antalias për të zhvilluar fazën përgatitore dhe nëse Aliji do të jetë në avion me skuadrën, atëherë s’do mend që bashkëpunimi midis palëve do të vijojë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.