Napoli apo Atletiko? Reali merr vendimin për Hames Rodrigez

Hames Rodrigez është mes Napolit dhe Atletiko Madrid. Fantazisti kolumbian kërkohet me ngulm nga Karlo Ançeloti, por edhe Diego Simeone po bën të pamundurën për ta transferuar tek ekipi i tij.

Lojtari 28-vjeçar (i mbush të premten) preferon të qëndrojë në Spanjë. Nëse do të ishte në dorën e tij, ai do të transferohej tek Atletiko, por Reali mendon ndryshe. As raporton se “Los Blancos” po presin ofertën e Napolit.

Florentino Perez nuk dëshiron t’i përforcojë më shumë “armiqtë” e qytetit dhe preferon shitjen e lojtarit në Serie A. Për ta bërë fakt të kryer diçka të tillë nevojiten 40 milionë euro. Presidentit De Laurentis i dihet të nxitojë, përndryshe Hames do të vihej nën urdhrat e Cholo Simeones.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *